• |
ide | kryesore

Kaos në aeroportin e Londrës/ “Deti” me valixhe përmbyt hapësirat kudo mes aeroportit

-Instant, Planet



Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në aeroportin Heathrow të Londrës. Sky News ka raportuar se mungesa e stafit dhe një problem me sistemin e bagazheve, ka krijuar kaos me valixhet të cilat kanë “pushtuar” një hapësirë goxha të madhe të aeroportit.

Redaktorja e Sky News, Deborah Haynes, ishte dëshmitare e skenave kaotike teksa u largua nga Terminali 2 i Heathrow-ut pas një mbërritjeje herët në mbrëmje nga Brukseli.

“Një nga shenjat që na bëri të kuptonim se diçka nuk shkonte mirë, ishte grumbullimi i valixheve pa pronarë rreth rripave të ndryshëm transportues. Më pas, kur dola jashtë, pashë këtë masë të çmendur valixhesh që mbushnin trotuarin si një qilim i madh bagazhesh. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Megjithëse dukej se po përpiqeshin të organizonin sa bindeshin për të lehtësuar kaosin.

Utter bedlam at Heathrow this evening. Our country’s two major airports now reduced to pandemonium pic.twitter.com/TkyJW2Z0tM

— Dominic Waghorn (@DominicWaghorn) June 17, 2022

Zyrtarët dukej se po përpiqeshin t’i rregullonin valixhet pranë shtyllave me shkronja nga alfabeti i ngjitur në to – mbase ishte që të korrespondonte me emrin e pronarit të secilës çantë”, është shprehur ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *