• |
ide | kryesore

Librazhd, vëllai denoncon në polici zhdukjen e motrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 31-vjeçare nga Librazhdi ka alarmuar policinë e qytetit pasi prej ditësh familjarët nuk kanë adresë të saj.

Mësohet se një ditë më parë, në stacionin e Policisë së Librazhdit është paraqitur vëllai i saj 30-vjeçar duke kërkuar nga policia që t’i gjenin motrën. I riu ka deklaruar e motra ishte larguar prej disa ditësh nga banesa dhe nuk ishte bërë më e gjallë.

“Në Komisariatin e Policisë Librazhd është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi E. Z., 30 vjeç, banues në Librazhd, i cili ka deklaruar se i është larguar nga banesa motra e tij, shtetasja M. Z., 31 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *