• |
ide | kryesore

E bujshme nga Spanja: Manchester City sapo e mori, Haaland gati për transferimin e ri

-Instant, F1, Sport



Aventura e Erling Haaland te Manchester City mund të jetë një kapitull i shkurtër i një ngjitjeje shumë më komplekse dhe marramendëse: lajmin e bujshëm e ka dhënë AS, sipas të cilit norvegjezi e ka përcaktuar kontratën e tij me Citizens qëllimisht për tu çliruar pas dy sezonesh, kur në portë të trokasë Real Madrid. Klauzola prej 150 milionësh e përfshirë në kontratën e tij do të aktivizohet pas dy vitesh. Për shtypin spanjoll, ky detaj është një sinjal i qartë për Blancos, të cilët nuk i kanë ndërprerë kurrë kontaktet me lojtarin dhe synojnë ta kurorëzojnë atë si trashëgimtarin e Benzema.

Dy sezone të tjera, pra, për të parë norvegjezin të veshë ‘camiseta blanca’. Dy sezone që do të jenë përgatitore si për Haaland, i cili do të jetë në gjendje të afirmohet në nivelet më të larta evropiane, ashtu edhe për Realin.

Klubi i Florentino Perez do të përfitojë nga kjo periudhë për të monitoruar rrugën e Haaland, pasi ende nuk ka informacione mjekësore rreth tij; dëmtimet e shumta të pësuar këtë sezon janë diktuar nga fati i keq apo nga gjenetika? Dy vite të tjera do të mund të qartësojnë gjithcka. Pa harruar se tani për tani pozicioni i Karim Benzema në vijën e parë të sulmit është i palëvizshëm: Karim The Dream ka shanse të mëdha për të fituar Topin e Artë, një tjetër trofe luksi për Perez dhe ortakët e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *