• |
ide | kryesore

Nxorri jashtë Botërorit Italinë, e larguan nga Serie A. Koreani Ahn flet pas 20 vitesh: “E merituam të fitonim”

-Instant, Sport



Ahn Jung-hwan rikthehet të flasë, 20 vjet pasi Koreja e Jugut-Itali u fut në histori për golin e tij të artë, i cili eliminoi të kaltrit e Trapattonit në 1/8 e finaleve dhe për fishkëllimat e arbitrit Moreno: “Kam të njëjtat kujtime të njëzet viteve më parë – tha ai për Gazzetta dello Sport – Ishte një ndeshje e veçantë për mua dhe për vendin tim. Askush nuk besonte se mund ta mposhtnim Italinë. Pas gjithë kësaj kohe, ne ende flasim për vendimet e arbitrave, por mendoj se mjafton të shikojmë përgatitjen që kishim, mënyra se si luanim. Hiddink (atëherë trajneri i Koresë së Jugut) na bëri një ekip të fortë, si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht. Nuk kishim frikë nga askush”.

Kupa e Botës në Kore dhe Japoni në 2002 përfaqëson ende një kujtim të hidhur për kombëtaren italiane, por një kujtim shumë të ëmbël për atë koreane, e cila arriti në gjysmëfinale, më pas u eliminua nga Gjermania e Ballack: “Nëse ajo fitore ishte e merituar? Po, mjafton të shikosh rezultatet e ekipit tim kombëtar në miqësoret para Kupës së Botës 2002. Ne humbëm vetëm dy nga tetë ndeshje, kundër Uruguait dhe Francës. Pastaj puna e madhe e bërë nga Hiddink na bëri lojtarë të ndryshëm. Ne e ndjenim se ishim surpriza e madhe e turneut”.

Ishte e pashmangshme të flitej edhe për Bajron Morenon, i cili më 18 qershor 2002 i anuloi Tommasit një gol të rregullt për pozicion jashtë loje dhe që përjashtoi Tottin me një të verdhë të dytë për simulim: “Ne i kemi respektuar gjithmonë vendimet e arbitrave, ato janë përfundimtare dhe të parevokueshëm – nënvizon ish-lojtari i Perugias (e larguan nga Serie A pas Botërorit), i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2012. – Pavarësisht nga fakti që Moreno mund të ketë bërë gabime, pa VAR çdo fishkëllimë ishte problem. Pranonim gjithçka, edhe pse ndonjëherë rezultati ishte i dhimbshëm. E vërteta është se ne e përgatitëm mirë ndeshjen kundër Italisë. Kishim analizuar me detaje çdo lojtar italian”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *