• |
ide | kryesore

Video/ Portieri golashënues legjendar i Paraguajit i futet politikës: Chilavert kandidon për president të Republikës

-Instant, Sport, Video



Në kohët kur ai mbronte portën e Paraguait, ishte i famshëm mbi të gjitha për aftësinë e tij të lindur për të goditur penallti dhe goditje dënimi. Por tani Josè Luis Chilavert dëshiron të mbahet mend në vendin e tij për diçka më të madhe. Ish-portieri në fakt ka vendosur të kandidojë për zgjedhjet presidenciale në Paraguaj, të planifikuara për në prill të vitit 2023. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale.

“Pasi reflektova dhe ndjeva përgjegjësinë për të ndërtuar një Paraguaj më të mirë, kam vendosur të shpall zyrtarisht kandidaturën time”. Kështu filloi postimi social në të cilin Luis Chilavert shpalli zyrtarisht vullnetin e tij për të konkurruar për postin e Presidentit të Republikës së vendit të tij. Ish-portieri, i famshëm për saktësinë në goditjet e dënimit dhe penalltive, vendosi të dilte në fushë në moshën 56-vjeçare. Në fund të fundit, ‘Çila’ nuk e kishte fshehur kurrë dëshirën e tij për t’iu përkushtuar politikës dhe disa vite më parë ai kishte shprehur dëshirën e tij për të udhëhequr vendin (edhe pse jo të gjithë e morën seriozisht).

Këtë herë, megjithatë, gjithçka është e vërtetë: “Ne jemi të bindur se do të ketë vështirësi – vazhdon Chilavert – por e dimë gjithashtu se në një mandat presidencial mund të lëmë gjurmë në historinë e re të Paraguajit”. Ish-portieri ka siguruar votuesit e tij të mundshëm se do të punojë për “një vend që do të na bëjë krenarë që jemi paraguaianë”. Ndër propozimet që ish-lojtari karizmatik paraqet në platformën e tij përfshijnë “forcimin e arsimit si shtyllë zhvillimi, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, mirëqenien dhe sigurinë e paraguajanëve, zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturën”. Zgjedhjet presidenciale dhe të përgjithshme në Paraguaj do të mbahen më 30 prill 2023.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *