• |
ide | kryesore

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian: Bota rrezikon krizën e urisë, Rusia shkaktare

-Instant, Lajme, Planet



Kreu i i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrel ka paralajmëruar se bota rrezikon të hyjë në krizë urie dhe shkaktare sipas tij është Rusia. Borell thotë se arsyeja lidhet me bllokadën ruse për anijet me drithëra nga Ukraina, por edhe kufizimet për eksportet të vendosura nga Kremlini. Kërcënimi mbi sigurinë ushqimore dhe “beteja” me Rusinë, rreth sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës, do të jenë tema kryesore e bisedave në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, të hënën në Luksemburg.

“Jemi të gatshëm të punojmë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe partnerët tanë për të parandaluar çdo ndikim të padëshiruar në sigurinë globale të ushqimit”, tha Borrell, në një artikull të botuar në blogun e tij zyrtar.

Zyrtari i lartë i unionit pohoi se Rusia po i përdor eksportet e grurit si mjet shantazhi kundër kujtdo që kundërshton agresionin e saj në Ukrainë. Sikur të mos mjaftonte bllokimi i dërgesave të drithërave dhe plehërave ukrainase, Rusia po aplikon edhe taksa për eksportet e saj të drithit.

 



3 Comments

  1. Varja kush pyet se do plasi uria, e do vdesin njerez, meraku i madh qe ka bota eshte se a do ta fusni ne NATO Ukrainen apo jo? Ket hall te madh kan njerezit. Edhe pa buke rrime vetem Ukraina te hyje ne NATO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *