• |
ide | kryesore

Sherri në Bulqizë, i riu niset drejt Traumës me gishta të prerë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë mbrëmjen e djeshme, ku një konflikt ka degraduar në dhunë fizikë.

Dy persona janë përfshirë në një konflikt në lagjen e vjetër të qytetit dhe një prej tyre ka përdorur një mjet kosë apo kmesë, duke i prerë gishtat e dorës personit tjetër rreth të 30-ave.

Ky i fundit është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës e më pas është nisur në Tiranë drejt spitalit të Traumës, për mjekim më të specializuar.

Personi tjetër i përfshirë në konflikt është larguar, ndërsa nuk ka asnjë informacion nga policia për ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *