• |
ide | kryesore

Shpërthime në fabrikën e gazit në Porto Romano, evakuohen banorët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qytetarët raportojnë për disa shpërthime në fabrikën e gazit në Porto Romano të Durrësit. Banorët janë larguar nga zona dhe në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset. Në këtë fabrikë bëhet mbushja e bombolave të gazit për tregtim.

Policia njofton se rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rënë zjarr në depozitat e gazit.

Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, njofton policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *