• |
ide | kryesore

Zelenskiy viziton vijën e frontit në jug të Ukrainës

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë një vizite në rajonin e Mykolaiv Presidenti i Ukrainas Volodymyr Zelenskiy u takua me trupat ushtarake që po luftojnë në vijën e frontit jugor. Lajmi u njoftua të shtunën nga vetë zoti Zelenskiy i cili nuk dha detaje se kur e kishte vizituar këtë rajon.

Në një video të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Telegram shfaqej presidenti tek shpërndante medalje e pozonte për fotografi me ushtarët ukrainas, në atë që dukej të ishte një strehim nëntokësor.

“Burrat tanë trima. Secili prej tyre po punon pa ngurrim. Ne do të vazhdojmë të rezistojmë e me patjetër do të fitojmë”, shkruante ai.

Në fillim të marsit forcat ruse arritën deri në periferi të Mykolaivit, por më pas iu drejtuan skajeve lindore e jugore të rajonit, ku luftimet vazhdojnë.

Zyra e zoti Zelenskiy tha se presidenti vizitoi gjithashtu qytetin si dhe inspektoi një ndërtesë të administratës rajonale, shkatërruar nga një sulm me raketë nga ana e trupave ruse, në fund të muajit mars. Si pasojë 37 persona u vranë.

Presidenti vizitoi dhe një spital në Mykolaiv, si dhe vlerësoi punën e kryebashkiakut Oleksandr Senkevych dhe guvernatorin Vitaliy Kim gjatë katër muajve të agresionit rus, bëri të ditur zyra e tij në një deklaratë të veçantë./ VOA



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *