• |
ide | kryesore

Zelensky viziton trupat në Odesa dhe sheh shkatërrimet në zonat e bombarduara

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar qytetin port të Detit të Zi, Mykolaiv për herë të parë këtë të shtunë që nga pushtimi rus. Vizita e tij vjen pasi bombardimet ruse vranë dy njerëz dhe plagosën 20 të tjerë në qytet, ndërsa Mykolaiv ka qenë synim i përhershëm i bombardimeve ruse që nga fillimi i pushtimit.

Zelensky i shoqëruar nga guvernatori i zonës Vitaliy Kim ka vëzhguar ndërtesat e larta të shkatërruara. Më tej presidenti mori pjesë në një takim me zyrtarët lokalë, në atë që dukej si një dhomë nëntokësore, ndërsa bisedimet sipas zyrës së shtypit u përqendruan në riparimin e furnizimit me ujë dhe bujqësisë.

Presidenti gjithashtu ka udhëtuar më tutje në jug në qytetin port të Odesës. Ai ka bërë një vizitë në bazën e Trupave të Mbrojtjes Kombëtare, ku përshëndeti ushtarët në vijën e parë të frontit dhe shpërndau edhe disa medalje për trimëritë e treguara gjatë luftës. Ndërkohë bombardimet ukrainase kanë bllokuar 77 minatorë në një minierë qymyri në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, pasi minierës iu ndërpre energjia elektrike, raporton Reuters.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *