• |
ide | kryesore

Berlanga si Tyson: i kafshon veshin rivalit, skualifikohet 6 muaj amerikani i pamundur në karrierë

-Instant, Sport



Pesha super e mesme Edgar Berlanga është skualifikuar për gjashtë muaj nga boksi pasi kafshoi veshin e kundërshtarit të tij Roamer Alexis Angulo gjatë duelit të tyre në Madison Square Garden në fillim të këtij muaji. Boksieri 25-vjeçar u gjobit edhe me 10 mijë dollarë për sjelljen e tij tronditëse, që nuk u pa nga arbitri. Berlanga e kishte fituar ndeshjen e tij me vendim unanim (98-92, 99-91, 99-91). I njohur si “I përzgjedhuri”, Berlanga është i pamposhtur në karrierën e tij (me 20 fitore radhazi, 16 me KO)

Episodi u kujtoi tifozëve kafshimin e Mike Tyson ndaj Evander Holyfield në ndeshjen e tyre të revanshit të vitit 1997 për titullin Botëror të peshave të rënda WBC. Nuk ka vlejtur për asgjë ndjesa e Berlangas të nesërmen për atë që ndodhi: “Kam reaguar keq dhe marr përgjegjësinë e plotë – shkruan ai në rrjetet sociale -. Në vazhdim do të jem më i vetëdijshëm dhe pozitiv në sjelljen time. Edhe një herë, më vjen keq”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *