• |
ide | kryesore

Fansat e Johnny Depp, linjë veshjesh dedikuar avokates së tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Fansat e Johnny Depp po vazhdojnë të shprehin admirimin për avokaten Camille Vasquez pasi ekipi i saj fitoi për aktorin kundër Amber Heard në gjyqin për shpifje.

Përveç komplimentave në mediat sociale, fansat kanë krijuar tani atikuj kushtuar avokates.Artikujt përfshijnë bluza, kapuç dhe madje edhe qirinj me emrin dhe ngjashmërinë e Vasquez. Disa artikuj gjejnë ndjekës që e krahasojnë atë meAmber  me fraza të tilla si: “Në një botë plot me Ambers, bëhu një Camille”.

Të tjerë cituan Vasquez-in teksa ajo kaloi në pyetje Heardin gjatë gjyqit, duke përfshirë  si, “me respekt, kjo nuk është pyetja ime”.

Disa fansa të aktorit të “Pirates of the Caribbean” kanë sugjeruar madje që  ata duhet të lidhen, një aludim i bërë dhe gjatë gjyqit që Vasquez e ka mohuar, duke e quajtur praktikën e takimit me klientët “joetike”.

“Unë kujdesem shumë për klientët e mi dhe padyshim që jemi afruar. Por kur them ne, kam parasysh të gjithë ekipin, dhe sigurisht që përfshin Johnny-n”, tha Vasquez për People, duke shtuar se Deep ka qenë miku dhe klienti i saj për katër vjet e gjysmë./Lapsi.al

Johnny Depp Fans Pushing 'Camille Vasquez for President' Merch - NEWS  worldwide



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *