• |
ide | kryesore

Gega në Amerikë, ndal merkaton e Kukësit: edhe prezantimi i Berishës pezull

-Instant, Sport



Pasi prezantoi tre lojtarë, Zivkovic, Kote e Ilieski e është bërë gati të zyrtarizojë edhe një të katërt Jakup Berishën, Kukësi futet në një gjendje qetësie për sa i përket merkatos, edhe për faktin se tekniku Skënder Gega ndodhet në Amerikë. Tekniku është ekspozuar në vijë të parë për merkaton dhe sigurisht që kërkohet aprovimi i tij për lëvizjet që do të bëjnë verilindorët, të gatshëm të bëjnë një fushatë të fortë, edhe për shkak të largimeve të shumta nga skuadra, në krahasim me organikën që mbylli sezonin e kaluar me Longon.

Janë 15 emrat që mungojnë në apelin e bluve e që duhen zëvendësuar dhe natyrisht 4 përforcimet e deri tanishme nuk mund të plotësojnë nevojat e Gegës për të përballuar një sezon të gjatë, në të cilin minimalisht kërkohet rikthimi në Europë. Pavarësisht kësaj, te Kukësi nuk duan të nxitohen, tekniku i pari, për lojtarët që do të afrojnë, të djegur nga dy sezonet e fundit. Në favor të bluve punon koha, por edhe ajo nuk është me tepri, duke qenë se për të gjithë, edhe ata që nuk janë të impenjuar në Europë, sezoni do të nisë shumë herët.

Pritet ardhja e trajnerit, që do ti japë fund edhe qetësisë së javës në vijim, për të nisur negociatat intensive me emrat në listën e përforcimeve të mundshme dhe për të ndërtuar strategjinë e sezonit të ardhshëm në varësi të datës së startit të kampionatit. Ideja është për të plotësuar grupin, me të gjitha pjesët që mungojnë, përpara fazës përgatitore në Slloveni, ku me shumë mundësi Kukësi do të udhëtojë në mesin e korrikut…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *