• |
ide | kryesore

Makron humbet shumicën absolute në parlament

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Exit poll-et e para të raundit të dytë të zgjedhjeve politike franceze kanë nxjerrë se Emannuel Macron ka humbur shumicën absolute në parlament. Të dhënat e para i japin koalicionit të tij 224 vende nga 289 mandate që i sigurojnë kontrollin e plotë.

Në vend të dytë është renditur koalicioni i majtë i udhëhequr nga Jean-Luc Mélenchon që llogaritet të marrë rreth 149 vende.

Suksesi më i qartë është ai i Marine Le Pen, e cila arriti të dhjetëfishojë numrin e deputetëve nga 8 që ka aktualisht, në 75 – 95 duke projektuar të djathtën ekstreme si forcën e tretë në vend.

Tashmë Macron është i detyruar të bëjë një koalicion për të bërë të mundur realizimin e reformave të premtuara. Ajo që bie në sy është se pjesëmarrja ishte në më pak se 47%. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *