• |
ide | kryesore

Qeveria greke do të kompensojë qytetarët për të përballuar çmimet e karburanteve

-Instant, Lajme, Të fundit



Qytetarët e Greqisë, të cilët janë në vështirësi financiare nga të gjitha anët, janë në pritje të njoftimeve për kompensim nga qeveria.

Konkretisht, rreth mesjavës së ardhshme ata do të njoftohen për ndërhyrjen e qeverisë për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve dhe skema e kompensimit do të zbatohet nga 1 korriku deri në fund të shtatorit.

Sipas zyrtarëve të qeverisë, masa do të merret në raport me ndërhyrjen e mëparshme për sa i përket numrit të përfituesve ashtu edhe për shumat që ata do të marrin. Madje, ministri i Financave, Kristos Staikoras, duke folur për SKAI-n, për kartën e karburantit deklaroi se “po mendohet të japë më shumë para dhe të zgjerojë kriteret e të ardhurave”.

Rruga për një paketë të re u hap pas publikimit të të dhënave për ekzekutimin e buxhetit, të mërkurën e kaluar, të cilat tregojnë një tejkalim të ndjeshëm të objektivit për të ardhurat tatimore, shkruan Zougla.

Në të njëjtën kohë, parashikimi për muajt në vijim për sa i përket të ardhurave të qeverisë është veçanërisht pozitiv, sepse ecuria e turizmit pritet  të jetë pozitive.

Në mënyrë të detajuar, paketa e re e masave për karburantet parashikon:

  1. Do të zgjasë tre muaj. Ai do të jetë i vlefshëm nga data 1 korrik dhe do të përfundojë më 30 shtator.
  2. Për naftën subvencioni do të vazhdojë t’i jepet pompës dhe ndoshta do të jetë më i lartë se sot.

Pas shumë kohësh, çmimet e “arit të zi” ranë ndjeshëm dhe nga 124 euro të mërkurën, ishin pak më shumë se 113 dollarë për fuçi.



2 Comments

  1. …nga 124 euro të mërkurën, ishin pak më shumë se 113 dollarë për fuçi.

    Euro apo dollarë mediokër “gazetarë”?!

    1. Greqia tregon qe ka shtet ndersa ketu nuk mendon njeri jo me per suvensionim por nuk mendojne ti heqin as nje takse naftes kur ne greqi paga fillon nga 800 euro e lart ndersa ketu ka njerez qe akoma punojne per 150 euro ne muaj Nje katastrofe e vertete keta mendojne vetem çfare vjedhje do bejne sidomos me PPP e famshme vjedhje me ligj Vjedhje qe firmoset sot dhe vazhdojne edhe 10-15 me vone edhe si pushtetet jane nderruar hajdute te pangopur. Asnjere nuk ka per tu bere shtet ketu te ne mos ju genjeje mendja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *