• |
ide | kryesore

Trafikantët marrin bananet e gabuara, 840 kg kokainë përfundon në supermarketet çeke

-Instant, Lajme, Planet



Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Çeki, ku një sasi e madhe kokaine është gjetur e shpërndarë në disa supermarkete.

Stafi i supermarketit u habit kur gjeti pakot jeshile në kutitë e bananeve që po tregtoheshin. Kutitë ishin dërguar në supermarkete në qytetet veriore në Republikën Çeke.

Policia thotë se gjithsej 840 kg kokainë – me vlerë rreth 80 milionë euro – u sekuestruan. Oficerët tani po kontrollojnë dyqanet e tjera në vendin ku janë dërguar kutitë.

Droga mësohet se është dërguar nga Amerika Qendrore. Kutitë ishin dërguar në dyqane në qytetet Jicin dhe Rychnov nad Kneznou, në rajonin verior të Republikës Çeke, gjoja gabimisht. Mesa duket trafikantët kanë ngatërruar të marrin pakot me kokainë por kanë marrë ato me banane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *