• |
ide | kryesore

U kap duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Pogradec

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijon operacioni i koduar “Perimetri 178”, ndërsa në pranga ka rënë një 21-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Xhuljano Diko, banues në Durrës, i cili u kap duke transportuar kundrejt fitimit 10 emigrantë të paligjshëm.

“Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar kundrejt fitimit 10 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. D., 21 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm, u kap nga forcat e Policisë, në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit” në Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Jeep Grand Cherokee”, 10 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve””, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *