• |
ide | kryesore

Xhaka, një karton i verdhë i dyshimtë: hetimet për baste tani i kalojnë Agjencisë Kombëtare të Krimit

-Instant, Sport



Daily Mail raporton se Federata Angleze e Futbollit, pas gjashtë muajsh hetime të brendshme, ka deleguar Agjencinë Kombëtare të Krimit për të hedhur dritë mbi një çështje të mprehtë që përfshin Granit Xhakën dhe bastet e futbollit: objekt hetimi është një karton i verdhë i marrë nga mesfushori shqiptar i Gunners gjatë minutave të fundit të ndeshjes së sezonit të kaluar mes Arsenal dhe Leeds. Bastvënësit kryesorë kanë sinjalizuar në FA një lëvizje shumë të madhe dhe të pazakontë parash të përfshira për rastin.

Mesfushori shqiptar i kombëtares zvicerane u ndëshkua nga gjyqtari Andre Marriner për humbje kohe mbi një goditje dënimi në gjysëm fushën e tij, me më pak se pesë minuta lojë të mbetura në fitoren 4-1 në Premier League të skuadrës së Mikel Arteta në Elland Road më 18 dhjetor 2021. Më pas, në janar, u mësua se Federata e Futbollit (FA) po shqyrtonte një paralajmërim të marrë nga Arsenal, gjatë asaj ndeshje, pas raportimeve nga bastvënësit për modele të parregullta bastesh, megjithëse lojtari që kishte marrë kartonin e verdhë nuk u përmend me emër.

Nuk ka asnjë sugjerim apo dyshim për ndonjë keqbërje nga Xhaka, nga ndonjë prej lojtarëve të tjerë të Arsenal apo klubi e arbitri. Daily Mail tani raporton se pas një hetimi gjashtë mujor, i cili nuk kishte asnjë lidhje me sjelljen e Xhakës, FA e ka referuar çështjen në Agjencinë Kombëtare të Krimit.

Çështja thuhet se lidhet me një bast të madh prej 52,000 £ të vendosur në një pikë bastesh gjatë ndeshjes, që besonte se Xhaka do të ndëshkohej gjatë 10 minutave të fundit të ndeshjes në Yorkshire, gjë që thuhet se i dha bastit një pagesë masive prej 250,000 £. Raporti shton se shanset që Xhaka të ndëshkohej gjatë asaj periudhe të lojës ishin gjithashtu më të larta se sa kishin qenë më parë, përpara fillimit të ndeshjes së parë në Elland Road.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *