• |
ide | kryesore

Rama nga Prishtina propozon Kuvend të përbashkët në nëntor

-Instant, Arkiva



Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij mbajtur në mbledhjen e zhvilluar në Prishtinë mes dy qeverive, i ka propozuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, mbajtjen e një Kuvendit të përbashkët në nëntor, në kuadër të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Nëse bindim të dy kryesitë e kuvendeve të kemi këtë kuvend të përbashkët, atëherë japim mesazhin për ata që lexojnë sloganet e mbledhjeve, që këto nuk janë slogane bosh”, tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama:  Sot më vjen shumë mirë që ne kemi ardhur bashkë me përfaqësues të kompanisë globale për të prezantuar studimin e portit të Durrësit, i cili faktikisht shtrihet nga Durrësi në Prishtinë, me portin pritës në Durrës dhe me portin e thatë të Prishtinës, çka përbën një projekt me rëndësi strategjike i cili ka brenda të integruar dhe hekurudhën Durrës-Prishtinë për të cilën kemi filluar punën konkretisht me studimin përkatës dhe besojmë që duke e shtyrë bashkërisht këtë projekt të madh të portit të ri me portin e thatë të Prishtinës dhe portin e Durrësit të integruar, me hekurudhën dhe me portin ushtarak bazë të NATO-s …

Jemi në një situatë tjetër për 10 vjeçarët e ardhshëm. Tjetra që duhet ta theksoj, rezultat i punës së përbashkët, zbatimi i angazhimit me të dyja akademitë që nisin punën për enciklopedinë shqiptare, me financim të dy qeverive. Merr udhë si një vullnet i përbashkët i qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Ashtu si kundër është këtu vendi i duhet për ta thënë se ka përfunduar faza e parë për abetaren e unifikuar, kemi fituesin, puna vazhdon për fazën e dytë dhe jam i lumtur që do kemi mundësinë me Albinin të dorëzojmë abetaret e unifikuara.

Kemi folur dhe me përfaqësues shqiptar me Malin e Zi, Maqedonisë dhe do flasim dhe me Serbinë, që kjo abetare të shkojë e unifikuar te të gjithë shqiptarët.

Dhe e fundit kryeministër, do ju propozoja që meqë jemi në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, të kishim në nëntor të parin kuvend të përbashkët, të mbledhur në një dhomë ku po na u dha mundësi dhe po u ra dakord, të na jepet dhe ne të dyve të adresojmë këtë dhomë të përbashkët, por në të gjitha rastet, nëse bindim të dy kryesitë e kuvendeve të kemi këtë kuvend të përbashkët, atëherë japim mesazhin për ata që lexojnë sloganet e mbledhjeve, që këto nuk janë slogane bosh…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *