• |
ide | kryesore

Aksident në Fier, adoleshenti përplas me motor 14-vjeçarin

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy adoleshentë janë përfshirë në një aksident që fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima në Fier.

Një 15-vjeçar, i cili kishte marrë një motor pa pasur leje drejtimi, ka përplasur një 14-vjeçare që udhëtonte me biçikletë.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç, banues në Roskovec, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Yamaha”, në aksin rrugor Jogodinë-Marinzë, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga një shtetase 14 vjeçe, e cila u dëmtua dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *