• |
ide | kryesore

Alketa Vejsiu ndjesë publike Arilena Arës

-Instant, Paparazzi, Slider



Edhe pse kanë kaluar dy vite, besojmë të gjithë e mbajnë mend Festivalin e Këngës në RTSH dhe polemikat kur Arilena Ara fitoi me këngën “Shaj”.
Gjithashtu atë vit festivali organizohej dhe prezantohej nga dyshja Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Konkurenca ishte e fortë po ata që pikasën ishin kënga e Arilenës dhe Elvana Gjatës. E pikërisht këtu nisi çdo gjë pasi Alketa shprehu një mendim që ishte qartazi preferiencal dhe favorizonte Elvanën.
Ajo u shpreh krenare për fitoren e Arilena Arës, për të cilën u shpreh se është një vajzë super e talentuar, por tha dhe dy fjalë për anëtaren e jurisë që e vlerësoi me 2 pikë Elvana Gjatën, duke e penalizuar.
Kjo shkaktoi mjaft pakënaqësi dhe prishje të marrëdhënieve mes dyshes, Alketa-Arilena.
Por mesa duket ato e kanë lënë pas të shkuarën, pasi ka qenë vetë moderatorja e cila ka postuar një video duke u përqafuar me Arilenën dhe duke i kërkuar falje.
“Ky përqafim vlen sa 1000 fjalë”- e përshkruante foton Alketa. Ajo gjithashtu paralajmëronte se gjëra të bukura do të vijnë duke na bërë të mendojmë mos ndoshta kjo ishte arsyeja për këtë veprim. Alketa lajmëroi para pak ditësh se emisioni “X Factor” do të rikthehet sezonin tjetër në ekran. Me siguri Arilena pritet të jetë pjesë e tij duke qenë se ajo vetë është zbuluar nga ky format.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *