• |
ide | kryesore

Berisha komenton mbledhjen e përbashkët në Prishtinë: Qytetarët presin marrëveshjen për dy shtetësinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetaret komentoi mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive në Prishtinë.

Sipas Berishës, qytetarët presin marrëveshjen për dy shtetësinë.

“Sot Rama dhe kabineti i tij ndodhet në Kosovë. Çdo mbledhje e përbashkët, midis qeverisë së Shqipërisë e Kosovës është akt që duhet përshëndetur.

Por Rama nëse do të njihte minimumin e minimumit të respektit për qytetarët e Kosovës, martirizimin e tyre në më shumë se 150 vitet e fudnit duhet të shkonte këtë herë në Kosovë duke pas njohur genocidin ciklik serb në Kosovë, duke pas njohur infanticidin.

Janë 1400 engjëj, vogëlush, qenie të pafajshme të cilët u vranë, u therën u dogjën, vetëm për fajin e vetëm se kishin prindër shqiptarë.

Në këtë aspekt, mohimi që ai i bën genocidit ciklik serb në Kosovë që fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 19 e përfundon me operacionin Patkoi, është një aktakuzë shumë e rëndë për karakterin, për ndërgjegjen e tij kombëtare, por edhe për vlerat, qytetarinë e tij.

Ti mohosh këto, është njëlloj si të shkelmosh mbi shpirtrat, gjakun e tyre. Kur këta janë shqiptarë kjo është forma më e lartë e tradhtisë kombëtare. Unë mund të kem shumë probleme të tjera për të shtruar sot para jush por zgjodha vetëm këtë sepse dhe marrëveshjet, unë e ndoqa, recitimet e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare.

Në një kohë kur qytetarët presin marrëveshje dy shtetësinë, apo shtetësinë sipas dëshirës, kjo është marrëveshja që presin shqiptarët.

Por këtë krahas njohjes së genocidit kjo do jetë marrëveshja e parë përvec heqjes së taksës së Rrugë së Kombit që do firmoset nga qeveria e ardhshme e PD”, tha Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *