• |
ide | kryesore

Berisha pro Metës për Parkun e Butrintit: Një thirrje për fondin shqiptaro-amerikan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha, cunguar, pd, territoriale, zgjedhjet



Kreu i PD, Sali Berisha, doli në krah të Presidentit Ilir Meta lidhur me rikthimin e në Kuvend të ligjit për Parkun Kombëtar të Butrintit dhe kërkesën drejtuar Kuvendit për një Komision Hetimor Parlamentar.

I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se është plotësisht dakord me Metën, ndërsa i bëri thirrje Fondit shqiptaro-amerikan që të ulet e ta diskutojë edhe njëherë çështjen e Butrintit, pasi sipas tij, me projektin e ri aty do të ndërtohen 620 vila për klientelën e Edi Ramës.

“Plotësisht dakord. Çështja e Butrintit është një çështje shumë e madhe, është një nga çështjet më të mëdha, sepse Edi Rama përpiqet të mbrohet me fondin shqiptaro-amerikan. Edhe në Parlament po thoshte e akuzove për korrupsioni. Jo, nuk akuzoj unë fondin, ndonëse nuk jam absolutisht dakord me faktin që fondi ka bërë vetë studimin, ka përfshirë në bord avokaten që ka bërë kontratën. Nuk jam dakord me bordin që ka ngritur, sepse ministrja e Kulturës, që vetëm me kulturën s’ka asgjë të përbashkët ajo zonjë, ka pranuar në kontratë që Ministria e Kulturës do jetë për dy vjet dhe pastaj do jetë zonja Margariti dhe jo ministria. Mund të ndodhë vetëm në Shqipëri një gjë e tillë. 

Problemi më kryesor është se Butrinti, zona A1, A2, A3 e tij, në këtë rast parku më mahnitës, kjo i zbërthye për hir të këtij projekti, pra zona A1, dhe zona A2 e A3 ju lanë Edi Ramës dhe oligarkëve të tij. Atje do ndërtohen 620 vila për klientelën e Edi Ramës. Nuk ka shqiptar që mund të pranojë një projekt të tillë. Fondi ka bërë një gabim shumë të madh, nuk mund të pranonte shkatërrimin e tërësisë së Parkut Kombëtar se këtë po e bën qeveria shqiptare. Qeveria po i përdor ata. Ndaj i bëj thirrje fondit të mblidhet dhe ta shohë dhe njëherë në kompleks këtë problem që nuk mund të mbyllet, s’ka të mbyllur. Ajo është një pasuri përrallore e shqiptarëve”, tha Berisha.



2 Comments

  1. ky sthote as 20 vila qe te jete e besueshme po 620! Ndonjehere me duket se e ben me tall trapin me ata qe e ndjekin qe i leshon kaq te egzagjeruara rrenat qe dhe me rrota kari qe eshte idiotizu mbas Berishes ta kete te veshtire ta besoje (sa per info as green coast e Manes ne Palase si kalon 100 vilat)

  2. Nuk e kuptoj Berishen kur akuzon ministren e kultures se Shqiperise qe qenka pa kulture, kur ajo ka lindur ne Tirane e eshte shkolluar per arkitekture ne itali, e ai ka lindur ne nje katund te Tropojes, nuk me kujtohet emeri i katundit, e eshte shkolluar ne universitetin Enver Hoxha te Shqiperise komuniste. Termi kulture eshte mjaft i pergjithshem, nuk e di se per çfare e ka fjalen Berisha, por besoj se per kulture historike meqe po flasim per Butrinti e jo per kultur arkitekture sepse Berisha ne kete fushe mund te na flasi vetem per kullen e fisit te vet. Sa per Butrinti une di se eshte pro ketij projekti dhe historiani arkeologi Richard Hodges dhe s’besoj se Berisha eshte aq budalla se ta prezantoj dhe kete si i pa kulture. Sa per ndertimet e vilave Berisha ben mire qe te kerkoj zbatimin e ligjit kudo qe ai e shkon qe eshte shkelur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *