• |
ide | kryesore

Bugatti Veyron prej 2 milionë euro i Ronaldo përfundon jashtë rruge: shkatërrohet makina, por nuk e ngiste CR7

-Instant, F1, Sport



Lajm i keq për Cristiano Ronaldon. Bugatti Veyron Grand Sport Vitesse, një nga makinat sportive luksoze me vlerë 2.1 milionë euro i sulmuesit të Manchester United, doli nga rruga të hënën në mëngjes në komunën majorkane të Bunyolas. Sipas portugezes “Ultima Hora”, në timonin e makinës nuk ishte CR7 por një punonjës i tij. Për momentin nuk dihen shkaqet e kësaj përplasje. Sipas dëshmitarëve të pranishëm në vendin e aksidentit dhe burimeve policore, drejtuesi i mjetit ka humbur plotësisht kontrollin e makinës.

Fatmirësisht personat që ndodheshin në mjet kanë dalë të padëmtuar dhe kanë bërë njoftimin në Gardën Civile dhe Policinë Vendore të Bunyolës për atë që ka ndodhur. Më në fund, sipas vetë punonjësve të policisë, drejtuesi i makinës sportive ka nënshkruar marrëveshjen miqësore për aksidentin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *