“50 hijet e Grey” mund të bëhen fare mirë “50 hijet e Ronaldos”, pas zbulimit të bërë nga shtypi britanik dhe ai spanjoll në lidhje me super vilën e përzgjedhur nga Cristiano Ronaldo për të kaluar pushimet me familjen. Në vilë – siç raporton Ultima hora –ka edhe një dhomë “erotike” nëntokësore, për momente intimiteti mes Cristianos dhe Georginas. Një shtëpi e veçantë e cila – përsëri siç raporton portali spanjoll – është përdorur në të kaluarën nga Sergio Ramos me Pilar Rubio, kur kanë shkuar për pushime.

Kështu, i njohur me “sekretet” e vilës, sulmuesi portugez i Manchester United ka zgjedhur të relaksohet pikërisht në Mallorca dhe këtë e ka konfirmuar përmes një postimi, në rrjetet sociale, të një foto ku shfaqet bashkë me fëmijët e tij dhe Georgina Rodriguez. Vilë është jashtëzakonisht e madhe dhe disponon edhe xhakuzi, ka ambjente për volejboll plazhi dhe fusha futbolli për fëmijë.

