• |
ide | kryesore

Fansat, të zhgënjyer nga albumi i Drake

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi i njohur, Drake është përballur së fundmi me kritika për albumin e tij të ri.

Artisti publikoi Honestly, Nevermind – albumin e shtatë në studio në mesnatën e së enjtes me vetëm disa orë njoftim duke suprizuar të gjithë ndjekësit e tij.

Megjithatë, pasi dëgjuan këngët, fansat nuk u impresionuan pasi ai vendosi të shkonte në një drejtim të ri muzikor.

Duke postuar në Twitter, një person i pakënaqur shkroi: “Sinqerisht, Nevermind është albumi më i keq që Drake ka lancuar ndonjëherë”.

Duke pohuar komentin e mësipërm,dikush tjetër tha: “Të pretendosh se albumi i ri i Drake është në të vërtetë i mirë, është rraskapitëse. Është shumë e thjeshtë sa kaq.”

” Nevermind tingëllon si muzikë në ashensor. Çfarë dreqin po mendonte Drake?”,shkruajti një komentues i cili më pas krahasoi albumin  me Drake’s Certified Lover Boy për të cilin reperi mori një nominim për albumin më të mirë Rap dhe Performancën më të Mirë Rap në Grammy Awards 2022.

Megjithatë, Drake- i cili ka fituar katër Grammy në të kaluarën – u tërhoq nga kandidimi për çmimet./Lapsi.al



1 Comment

  1. muzike inoirantesh qe fatkeqesisht eshte trasnmetuar edhe nga ata idiotet pertej oqeanit tek keta pseudo artistet tane qe vetem i imitojne ne te folur e ne te veshur e ne cdo gje tjeter …….jo cdo gje qe vjen nga amerika esjhte me vlera sidomos keta tipat si ky dhe shume eshume te ashtuquajtur rapper qe kane tekste idiote dhe kliepe me shkundje bythesh ……niveli zero

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *