• |
ide | kryesore

Kanabis në parcela dhe “shtëpi bari”, kontrolle policore në Fier

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia në Fierka zhvilluar planin operacional për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në të gjithë territorin që mbulon Komisariati i Policisë Fier.

Bëhet e ditur se në zbatim të këtij plani operacional janë angazhuar 100 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Fier, të Sektorit Operacional dhe të Hetimit të Krimit në DVP Fier, me mbështetje edhe të FNSH Fier. Më konkretisht strukturat janë ndarë në 11 grupe kontrolli. Për kontrollin e territorit njoftohet se janë përdorur edhe 3 dronë që janë në dispozicion të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.Ndërkohë, janë ushtruar në total 190 kontrolle në ambiente të hapura, sera, minisera, tunele, banesa të braktisura, magazina, objekte të ndryshme etj. Gjithashtu janë kontrolluar zona të cilësuara me risk dhe zona në të cilat vitet e kaluara është tentuar të kultivohen bimë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të territorit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Martinë, u gjetën të kultivuar disa fidanë të dyshuara narkotikë cannabis sativa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *