Khloe Kardashian ka reaguar ndaj aludimeve se ajo është në një lidhje me një lojtar tjetër NBA.
“Nuk është e vërtetë!!” komentoi themeluesja e ‘Good American’ në një postim në Instagram të një fotografie nga llogaria e thashethemeve @deuxmoi, në të cilën dikush pretendonte se “dëgjuan” se ajo po dilte me një yll tjetër basketbolli.
“Unë ju dua! Faleminderit për urimet e bukura por nuk jam në një lidhje. Jam e lumtur duke u fokusuar tek vajza ime dhe tek vetja për një kohë.”
Kardashian, ka pasur lidhje me basketbollistë profesionistë gjatë viteve, duke përfshirë Rashad McCants, Lamar Odom dhe James Harden.Ajo u takua për herë të fundit me Tristan Thompson, që nga viti 2016. Megjithatë, marrëdhënia e tyre u kris pasi Thompson e tradhtoi disa herë.
Në fillim të kësaj jave, asaj iu desh të rijetonte momentin kur zbuloi se basketbollisti e kishte tradhtuar sërish dhe kishte një fëmijë me Maralee Nichols gjatë finales së “The Kardashians” të Hulu.
Khloe e cila fillimisht shpërtheu duke qarë dhe e quajti tradhtinë “të neveritshme”, tha se të gjithë “meritojnë falje dhe mbi të gjitha … DASHURI” ndërsa postonte në Twitter episodin e fundit.
Pavarësisht gjithë situatës ,ish-të mbeten miq teksa vazhdojnë të kujdesen për vajzën e tyre 4-vjeçare, True./Lapsi.al
