• |
ide | kryesore

Kush janë artistët më të dëgjuar të vitit

-Instant, F1, Paparazzi



Ju prezantojmë me artistët me më shumë transmetime dhe fitime dhe në të gjithë botën e muzikës për vitin 2022. Justin Bieber zë vendin e parë, me miliona ndjekës në rrjetet sociale. Artistja femër më e njohur aktualisht është Taylor Swift, ndërsa BTS janë grupi më i njohur. Më poshtë ju sjellim listën e plotë e 10 artistëve më të dëgjuar.

Justin Bieber
Bad Bunny
Ed Sheeran
Drake
The Weeknd
BTS
Taylor Swift
Harry Styles
Rihanna
Ariana Grande

Ed Sheeran ka thyer një rekord gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar, pasi kënga e tij “Bad Habits” e bëri atë artistin më i luajtur, si dhe kënga më e dëgjuar. Kjo e bën këngëtarin njeriun e parë që fiton të dyja vlerësimet në dy vite të ndara. Ai më parë e bëri këtë arritje në vitin 2017, ku u publikua hiti i tij “Shape of You” dhe albumi i njohur “Divide”. E vetmja artiste tjetër që ka kryesuar të dy listat në të njëjtin vit është Adele, me “Rolling In The Deep” që e bëri atë artisten më të luajtur të vitit 2011.
Ed Sheeran ka marrë kurorën e artistit më të luajtur në pesë vitet e fundit, me përjashtim të vetëm në 2020 ku kryesoi Dua Lipa me albumin e saj “Future Nostalgia”.
Listat vjetore përpilohen nga kompania e licencimit të muzikës “Phonographic Performance Limited” (PPL) nga përdorimi i muzikës dhe të dhënat e transmetimit nga stacionet radiofonike dhe kanalet televizive, si dhe shfaqjet publike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *