• |
ide | kryesore

Lubonja: Qentë që lehin dhe karvani i Ramës në Prishtinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja nuk i kurseu kritikat për mbledhjen e 8-të të përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj së Shqipërisë. Në emisionin “Open”, Lubonja tha se ky takim mes qeverive është një aksion i kryeministrit Edi Rama për të rehabilituar veten në Kosovë, nëpërmjet këtij shou.

“Unë gjykoj që ky ishte një aksion i Ramës ndaj të gjithë atyre humoreve për të rehabilituar pak veten në Kosovë nëpërmjet këtij shou dhe kësaj gjuhe patriotike.

Sa u përket marrëveshjeve, premtimet e këtyre nuk besohen. Ky humor shpreh një qëndrim politik… S’ka problem më të mprehtë sot se projekti Open Balkan që ka lançuar Rama.

Kjo teoria e qenve që lehin dhe karvanit të Ramës që shkon përpara mirë ka ecur. Ky Albin Kurti që ka Vetëvendosjen këtu i di apo nuk i di problemet e Shqipërisë.

Ne kemi 30 vite që nuk kemi bërë dot hekurudhën të shkojmë në Durrës. Ky Albini i di këto apo jo?

Lidhur me portin ka një debat të madh sepse kemi të bëjmë me dy vizione për botën.

Albini është nacionalist, Rama neoliberal… Pse duhet Porti i Durrësit? Ua japim arabëve të bëjnë kulla, shqiptarët të punojnë kamerierë në qytetin global që do të ndërtojë Rama në Durrës.

Tani ky Albini që është në Kosovë a bën hesape apo jo? Në këtë Shqipëri që është copë-copë. Kur do të bëhen këto, kur do bëhet ky Porti që na e shet… Ky është problemi për mua. Ata kanë dy vite nuk kanë bërë abetaren akoma.

Si gjithmonë prekin ca tela ndjeshmërie nacionaliste. Kosova duhet të ruante gegërishten dhe Shqipëria gjuhën e saj, ruhen kulturat, por kjo është gjë tjetër.

Pra lidhur me këtë zhgënjimi është Kurti sepse Rama dihet, të bëhet pjesë e kësaj shfaqjeje në rol figuranti, Kurti vetëm në mbrojtje” – tha Lubonja. ©LAPSI.al



5 Comments

    1. Kurti doli qe eshte bythqiri i rames

      Tani albini ta beje sic e beri zoti llull basha dhe ti ulet ne preher Rames e tja ferkojë me sumë toçin.
      Albin bytha nacionalisti i ktij timit. Pun ojfsh

  1. Këtu edhe agresioni i tyre barbar kundër Ukrainës fqinje. Këtu edhe investimi i tyre për të minuar demokracinë. Këtu edhe nxitja e trazirave, hedhja në sulm e “ radikalëve ” dhe “sovranistëve “ pro Moskës në vendet e Europës dhe Ballkanit.Ljubonjes nuk i duhet asgje nga ato qe premtohen

  2. Qeni është një kafshë besnike
    Lei kur shef se dikush kryesisht hajduti afrohet shtëpisë dhe ai lei për të lajmëruar të zotin e shtëpisë.
    Ky” qeni”qe thotë rama po ruan shtëpinë nga hajduti(serbia).
    Po ka edhe një lloj tjetër qeni që quhet zagar
    Ai shërben për të nxjerrë gjahun në pritë gjahtarit keta jane patronazhistet ,opinionistet që ju ka dalë llapa duke leh per open ballkan .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *