• |
ide | kryesore

Nga ruse në gjeorgjiane: ndryshon kombësinë për të luajtur në Wimbledon

-Instant, Sport



Dje ruse, sot gjeorgjiane. Tenistja Natela Dzalamidze ka vendosur të ndryshojë kombësinë për të shmangur ndalimin e vendosur nga Wimbledon. Organizatorët e turneut në Londër njoftuan në prill se nuk do të pranonin lojtarë rusë dhe bjellorusë, si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës nga qeveria e Moskës.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja The Times dhe numri 44 i renditjes së ATP-së, specialiste në dyshe, duhet të marrë pjesë në turne së bashku me tenisten serbe Aleksandra Kruniç. Një zëdhënës i All England Club, megjithatë, ka folur për The Times, duke thënë se ka ende një mundësi veprimi nga organizatorët e turneut në rastet e ndryshimeve të kombësisë si ai i Dzalamidze: “Kombësia e lojtarëve, e përcaktuar si flamuri nën të cilin ata luajnë në garat profesionale, është një proces i rënë dakord që drejtohet nga turnetë dhe ITF (International Tenis Federation), tha zëdhënësi.

Ndalimi i vendosur nga Wimbledon ka shkaktuar polemika të shumta, aq sa ATP dhe WTA kanë vendosur t’i heqin pikët e renditjes turneut. Në fakt, asnjë turne Grand Slam nuk ka ndjekur shembullin e Wimbledon, dhe US Open njoftoi së fundmi se lojtarët rusë dhe bjellorusë do të mund të marrin pjesë nën një flamur neutral. Vendimi i Wimbledon përjashtoi shumë lojtarë kryesorë meshkuj dhe femra, një mbi të gjithë Daniil Medvedev, numrin një aktual në botë, por edhe Andrey Rublev dhe Victoria Azarenka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *