• |
ide | kryesore

Nis mbledhja në Prishtinë/ Kurti: Janë zbatuar të gjitha marrëveshjet, veç njërës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka nisur mbledhja e përbashkët e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që po zhvillohet këtë të hënë në Prishtinë. Ka qenë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai që ka folur i pari. Gjatë fjalës së tij Kurti është shprehur se mbledhjet e qeverive janë më efektive se kurrë më parë.

“Gjithnjë jemi një, tani duke kaluar nga një mbledhje në tjetër, duket ta kthejmë optimizmin në entuziazëm.

Kjo mbledhje vjen 6 muaj pas mbledhjes së kaluar, ku u nënshkruan 13 marrëveshje. Jam i kënaqur të njoftoj se janë zbatuar të gjitha marrëveshjet, veç njërës që pritet të hyjë në zbatim shumë shpejt. Marrëveshjet që do nënshkruhen sot kanë për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve”-tha Kurti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *