• |
ide | kryesore

“Po lehte një qen aty”! Ironia e Ramës në Prishtinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuk kanë munguar batutat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, që po mbahet në Prishtinë.

Me ironi, Rama thumboi të gjithë ata që komentojnë raportin e tij me kryeministrin Albin Kurti, teksa tha se para se të niste mbledhja po lehte një qen, që sipas kryeministrit shqiptar, i ngjante atyre që fusin xixa mes tij e Kurtit.

“Faleminderit edhe për ndalimin e shiut, se ka pas herë pas here reshje. Ishte një qen aty që lehte, por nuk lehu më, çka mbase jem një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve, që kërkojnë të fusin zakonisht xixa mes nesh dhe kërkojnë të shikojnë me patjetër çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu. Nuk ka të tilla, sepse ne jemi shumë të hapur dhe çështje për të cilat nuk merreshim vesh, kemi kënaqësinë e madhe t’i ndajmë duke u marrë vesh të mos merremi vesh. Kështu që me të falat përkatëse për qenin unë e konsideroj të hapur këtë mbledhje”, tha Rama.



47 Comments

    1. LAPSI!!!!

      VENDOSNI CAPTCHA TEK KOMENTET

      E KA MBUSH FUGA ME FUGSHPUAR QE POSTOJNE SPAM !!
      CAPTCHA DO U HEQE MUNDESINE QE TE MOS KENE SCRIPTS DHE DO UA VESHTIRESOJE KOMENTET:

      DO ME THENE DO I DUHET EKIP OSE EKIPE SHTESE FUGES

      1. Zagari shqiptar paska lehur nga inati pse shahet.
        Interesant si e leshon vulgaritetin sheshit psikoja me Kosoven e Albinit.
        Si tha, s’do Kosova ne Open Ballkan por e fus une ndryshe ne Open Ballkan me pahir. Cdo gje qe vendos Open Ballkan do ta jetesoj me doren time ne Kosove.

  1. Eshte e vertete sepse edhe kur keni pasur pika ne te cilat idete tuaja nuk bashkoheshin keni gjetur dicka te perbashket dhe fitimprurese per te dyja vendet

  2. Plot batuta, por me mesazhe teper domethenese sepse z.rama eshte teper i vendosur dhe i zgjuar ne gjithe cfare ben

  3. hahahahaha normale qe do bej ironi rama sepse nuk i shpeton gje jo.I ka syt 4 kshu qe kush e kap e kap kush se kap se kap por kot e keni nese i kunderviheni sepse rama ka nje pergjigje per cdo gje

    1. Ironin e ka te veten sepse te tjeret mendojn se mund tja hedhin po ai kap cdo gje thjesht jepi gaz edhe behuni bashke
      Per kte marrveshje sepse do na ndryshoj jetet

  4. qeni qe leh nuk kafshon o Edo kshu qe mos e vrit mendjen por thjesht ec perpara dhe mos ndal asnje moment se beri gjera te mira ne te mire te vendit si dhe ky takim i sotem do te jete mjaft produktiv per kedo

  5. O rama je kampion dhe ironin qe ben e ke t zgjedhur sta hedh njeri kush ty jo nje takim prestigjoz e me propozime shume tmira ishalla sa m shpejt behen mbare

  6. te vjen te nxjerresh zorret nga keto komentet e mesiperme, qe vijne nga e njejta dore e skllavit te radhes…

  7. Nuk mund te mungonin batutat nga rama dhe beri shume mire qe e ironizoi situaten per te treguar se ai ka nje maredhenie mjaft te mire me albinin

  8. Nje lider i zoti qe i ka te gjitha dhe punen dhe humorin e seriozitetin.Fat per ne qe e kemi ne krye te vendit tone!

  9. Je i papare zoti Rama. Ke batuta per cdo gje dhe per te gjithe. Mos i degjo kto qente qe lehin sepse ne e dim shume mire qe keni nje marredhenie te shkelqyer me Kurtin

  10. Nga gjithe takimi pashe qe fryma e bashkpunimit nuk mingonte e kjo i duhet vendeve per tu bashkuar sa me shume. Me llafe te kota nga ata qe nuk e duan shqipine e shqiptaret jemi mesuar e nuk na ben me pershtypje

    1. Qenka mledh gjithe organizata e lehesve te paguar,e po lehin me terbim nga bodrumet e stalles se kongresave, jepini se paguheni mire si lehes!

  11. E si mund te mungonte nje humor nga ju kryeminister,uroj qe ne kete mbledhje te miratohen te gjitha idete ca jane thene aty

  12. Le te lehin sa te duan rendesi ka ta behen ato marveshjet qe u diskutuan e te behet me e mira per shqiptaret.Ne fund so jene shqiptaret qe e gjykojne me vote se kush punon e kush jo

  13. Sikur se kemi pare me perpara neve qe perhere duan ti ndajne kur i shofin dy shtet apo dhe dy njerez mire fusin xixa , mos e rrni po ecni perpara

  14. Ja vertetoi te gjithe atyre qe flisnin lart e poshte per raportin e zotit Rama me zotin Kurti, qe kane nje marredhenie te mire vllazerore

  15. Keto projekte do te nxisin dhe me shume bashkupinim midis dy lidarve te vendeve prandaj te le shpresojm per me te miren

  16. Keto projekte do te nxisin akoma me shume bashkupinim dhe mirkuptimin e dy liderave gjithashtu do te hapin dhe nje kalptull te ri zhvillimi per te dy vendet

  17. Batutat e rames jane ato qe i japin shije ketyre takimeve. Ai e ka treguar shume here qe di te ruaj marrdhenie te mira pavarsisht vendimeve qe mund te ndermeren

  18. Rama ruan marrdhenie te mira mw kurtin dhe kushdo qe thot te kunderten e ka gabim sepse dhe nje here e deshmuan qe nuk ka konflikte midis tyre

  19. E paska hapur qesen Fuga me patronazhistet qe lodhen aq shume duke levduar liderin e tyre global!
    Eshte e sigurte qe keto pagesa jane nga buxheti i Agjensise se Propogandes prej 90 vetash qe Fuga drejton.

    Kurioziteti me i madh me agjensine e Fuges eshte se ka vetem nje vend tjeter ne bote qe ende kane agjensi te tille dhe eshte Koreja e Veriut. Mendoni ku eshte katandisur ky vend!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *