• |
ide | kryesore

Propozimi/ Ishulli i Korfuzit të furnizohet me ujin e Syrit të Kaltër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris ka ngritur për mediat vendase çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria për të përballuar mungesën e ujit në dekadat e ardhshme në këtë ishull.
ERT NEWS shkruan se po përgatitet një marrëveshje midis vendit fqinj dhe qeverisë shqiptare, për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë.

“Menaxhimi i burimeve ujore është i lidhur drejtpërdrejt dhe i përfshirë në mënyrë aktive si me ekonominë dhe zhvillimin, ashtu edhe me mjedisin dhe është një parakusht për çdo formë të zhvillimit shoqëror.

Me saktësi matematikore dhe duke marrë parasysh të dyja zhvillimet dhe gjendjen aktuale, në vitet në vijim do të përballemi me një krizë uji, një krizë që po zvarritet me të njëjtat karakteristika për më shumë se 30 vite rresht.

Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut (1991)” – thuhet në propozimin e Machimaris.

Nuk dihet nëse ky propozim është duke u shqyrtuar nga autoritetet shqiptare. Për herë të parë lajmet për furnizimin e Korfuzit me ujin e kulluar të Syrit të kaltër dolën në vitin 2001. Kanë qenë disa propozime greke ndër vite për këtë çështje, por asnjëherë pala shqiptare nuk ka dhënë dritën jeshile për një marrëveshje të tillë. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Keshtu e ka greku….
    Njehere kerkon uje…
    Pastaje pake buke me feta…
    Pastaje te nxjerr dhe nga shtepia….
    Shiteni krejte binjte e kurvave bolshevike…
    Jepjani grekut ne shkumbin e poshte…
    Pjesen tjeter motres se dashur te rameshurres…
    Vuqiq buzeviqit.

  2. A donit enverin juve, qe ua mbante gryken e topit ne fyt. Po rame ne dore te ketyre langaraqeve te kapitalizmit, qe shesin dhe bythen per pese lek, edhe ujin, edhe syrin e kalter, edhe detin, edhe gjithe shqiperine po u dhane cmim me leverdi.

    1. Edvin Rama po e copezon e shet kete vend pjese pjese. Ndaj ne fillim ndoqi shpopullimin e vendit dhe pastaj shet definitely, ujin dhe token.
      Supertradhtari i shqiptareve.

  3. Edvin Rama po e copezon e shet kete vend pjese pjese. Ndaj ne fillim ndoqi shpopullimin e vendit dhe tani pou jep detin, ujin dhe ne fund dhe token.
    Supertradhtari i shqiptareve.

  4. Po me ujin e syrit te kalter, qeveria te furnizoje Saranden dhe bregun e Shqiperise pse t`ja shesi Grekut. Apo ci qi temen shqiptareve le te rrine me 2 ore uje ose pa uje fare.

  5. hahaha sa me vjen te qesh, sa here jan socialistet ne pushtet nxjerrin si keto lajme. Ne kohen e Tosit thane qe do e marri italiani ujin e syrit te kalter, tani thone greku. Shashkat e perhershme qe dalin nga e njejta dere, here ne forme artikuj gazetash e here ne forme lajmesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *