• |
ide | kryesore

Rama: Përralla e trafikut të organeve, grackë e Rusisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të librit “Përplasja e Madhe”, shkruar nga Enver Hoxhaj.

Gjatë fjalës së tij Rama është ndalur tek lufta në Kosovë.

“Dhe surpriza më e madhe që duhet t’i bëjë të reflektojnë miqtë tanë amerikanë, është Shtëpia e Verdhë dhe Tribunali, doli shtëpia e verdhë dhe u mbush bota me veshka dhe mëlçi që Hashim Thaçi dhe Kadri Vesli jua hiqnin kundërshtarëve dhe i shisnin në treg.. Një tmerr për të diskredituar një luftë shqiptare. për sa më takon do bëjmë çmos ta vendosim përballë të gjithëve që nga Joe Biden, Boris Johnson, dhe Olaf Scholz .Si shpjegohet që një tribunal i ngritur si rezultat fundor i një raporti që mori bekimin e Këshillit të Europës me gjithë akuzat që kishin në qendër Shtëpinë e Verdhë ka nxjerrë një aktakuzë ku s’ka asgjë? Dhe çfarë lidhje ka midis Dick Marty, jo si person, por asaj që ai përfaqëson si prodhim dhe me faktin që edhe sot kur Shqipëria ngre çështjen e llogaridhënies, Rusia kundërvihet me trafikun e organeve. Si shpjegohet që përralla e trafikut të organeve përdoret nga Rusët edhe në raste të tjera. Ka dalë edhe në luftën me Ukrainën çështja e trafikut të organeve…Un s’jam pas teorive të konspiracioni dhe nuk kam qëllim të kthej një teori konspirative në një demarsh shtetëror, por këto janë gjëra të rënda, por mendoj që ne si shqiptarë për ta merituar këtë duhet të mos e pranojmë më këtë farsë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, dhe UÇK,. Të bëjnë gjyq me fakte . Kemi punë me gjithë korpusin politik që i dha kësaj gjykatë .Shtëpia e Bardhë të reflektojë dhe presidenti i SHBA të njohë me çështjen dhe ta udhëheqë këtë çështje…”, tha ai.



24 Comments

  1. Mir e ka then edi rama burr shteti bravo qe mbeshtet zotin thaci dhe sakrificat qe ai ka ber per popullin shqiptar

  2. Nje shqiptar i cili ben per vellezrit e tij sidomos per nje figur si zoti thaci i cili ka mbrojtur kosoven ne luften per liri bravoo zoti rama

  3. keto vertete jane perralla te rusise pasi duan te nxierrin serbine te pafaishme per krime lufte dhe te akuzoine kosoven

  4. Me vjen mire qe ne kete portal ku lehin pergjthesisht zagare kesaj rradhe komentuesit mbajne nje qendrim dinjitoz.
    Rrofte Kosova dhe gjithe Shqiperia!

  5. Fshati ne feste,
    Nuk e kuptoni sa te neveritshem i keni komentet o larva,te pakten behuni pak me krijues,gjithmone te njejtat fjale bla bla .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *