• |
ide | kryesore

Së shpejti një dokumentar për jetën e Machine Gun Kelly

-Instant, Paparazzi, Slider



Machine Gun Kelly ka zbuluar se do publikojë një dokumentar të titulluar Life in Pink,  i cili ofron një paraqitje të shkurtër të jetës së tij

“E gjithë jeta ime ndryshoi në dy vitet e fundit dhe ne kishim kamerat që rrotulloheshin…” shkroi Kelly në Twitter në qershor 2022 krahas trailerit të filmit, i cili shfaqtereperi  në qytetin e tij të lindjes në Cleveland teksa rrëfente momente nga jeta e tij.

“Më nxorri një armë pikërisht këtu dhe thashë, ‘Do më vrasësh me vajzën time në makinë?’” kujtoi një ngjarje, këngëtari i “My Ex’s Best Friend”, i cili mirëpriti vajzën Casie me ish Emma Cannon në 2009.

Gjatë trailerit, Kelly shihet duke treguarse si e transferoi të gjithë “dhimbjen” nga jeta e tij në muzikë. “Nëntëdhjetë për qind e fansave të mi më dëgjojnë për shkak të dhimbjes që kanë në tekstet e mia,” shtoi ai, duke u emocionuar për vdekjen e babait . “Kam parë babin tim duke vuajtur shumë. Herën e fundit që dëgjova nga ai  i thashë: “Të dua shumë dhe më vjen shumë keq për mënyrën se si e kemi jetuar këtë jetë së bashku”. Do ta bëjmë më mirë në tjetrën.”Dokumentari nuk ka ende një datë publikimi./Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=_1kVVpfnMs8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *