• |
ide | kryesore

U propozua nga Alibeaj, Berisha dakord me ngritjen e komisionit për investime strategjike

-Instant, Lajme, Të fundit



Sali Berisha në konferencën për mediet u shpreh se është dakord që të ngrihet komisioni hetimor për investimet strategjike, edhe pse është thirrur nga Enkeljed Alibeaj.

Berisha:PD denoncon përpjekjet e Edi Ramës dhe bashkëpunimin e tij me pseudo opozitën për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore. E konsiderojmë këtë akt të Alibashës si një nga aktet më të shëmtuara që ai bën në kurriz të vendit me Edi Ramën. PD do të paraqesë shumë shpejt qëndrimin e saj lidhur me këto reforma. Sa i përket komisionit për investimet strategjike nuk kam asgjë kundër, por zhvillimet janë shumë shqetësuese dhe do ti ndjekim. Ka të dhëna që synimet janë të kundërta me atë që presin qytetarët. Në rast se do të bëhet transparencë e vërtetë, do ta duartrokasim, por në rast se do të përdoren për të mbuluar afera më të mëdha siç është porti i Durrësit apo Butrinti, çka ne kemi disa të dhëna paraprake do reagojmë në kohë.

Berisha ka deklaruar se nuk do të arrin pjesë në mbledhjet për reformën territorial dhe zgjedhore. Por në mbledhjen e fundit Bylukbashi, pjesë e Rithemelimit, ishte prezent. Berisha u shpreh se problem qëndron se PD është përjashtuar nga komisioni i reformës territorial.

Berisha: Bylykbashi nuk merr kurrë pjesë në fasadë. Bylykbashi është një nga specialistët më të shkëlqyer të të drejtës elektorale në këtë vend dhe qenia e tij është për ne e mjaftueshme që ajo punë të mos ketë fasadë. Ka një problem të dytë këtu. Nuk është problem se Oerdi do jetë fasadë aty, problem është se ata kanë përjashtuar PD nga komisioni i reformës territoriale dhe e kanë vetëm me Alibashën. Nuk jemi kundër reformës territorial dhe zgjedhore, por nuk mund të  qëndrojmë kurrsesi në pozicion me njërën dhe të përjashtuar te tjerra, këto nuk mund të ndodhin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *