• |
ide | kryesore

Vrasja e të riut në Maliq, avokati: Njëri nga të dyshuarit tregon autorin

-Instant, Arkiva, Lajme



Gjykata e Korçës ka lënë në burg 3 autorët e ngjarjes së Kolanecit, ku u gjet i vrarë 26-vjeçari Martin Çeço.

Avokati mbrojtës i Bledi Angjos, Lorik Zeqo, është shprehur:

‘Dinamika e ngjarjes është zbardhur nga deklarata fillestare e Angjos, i cili ka treguar për policinë se autor i vrasjes është Valter Mollaj, i cili ka qenë në lidhje me një vajzë e cila është bërë shkak për ngjarjen.

Ai ka bashkëpunuar me organet duke treguar që të tre të arrestuarit kanë qenë së bashku në mjet kur e kanë marrë nga banesa viktimën dhe më pas e kanë çuar drejt rezervuarit ku e kanë mbytur dhe e kanë hedhur në ujë’.

Sipas avokatit, ekzekutori i 26-vjeçarit është Valter Mollaj, ndërsa dy të tjerët janë bashkëpunëtorë dhe ndihmës në krim.

Vajza, sipas të dhënave, ka pasur lidhje me Valter Mollajn dhe i ka treguar këtij të fundit që kishte komunikim edhe me Martin Çeçon. Gjatë seancës, të tre kanë mbajtur qëndrim mohues, duke mos pranuar krimin.

Madje, edhe vetë Bledi Angjo, i cili bashkëpunoi me policinë, ka heshtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *