• |
ide | kryesore

Zidane ka vendosur: ja se kur do të kthehet të drejtojë një skuadër

-Instant, Sport



Në Francë e ardhmja e Zinedine Zidane vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes. I përafruar me këmbëngulje gjithnjë e më të madhe me Paris Saint-Germain, ish-ylli i futbollit, megjithatë, nuk duket i gatshëm të pranojë propozimin e Al Khelaifit. Të paktën tani për tani.

Sipas asaj që mësohet nga mediat franceze, në fakt, Zizou ka ide mjaft të qarta për kohën e kthimit në pankinë dhe gjithashtu edhe se cili është vullneti i tij për skuadrën e ardhshme që do të drejtojë. Siç raporton RMC Sport, ish-kampioni i botës dëshiron të qëndrojë i lirë në rast se Didier Deschamps vendos të largohet nga pankina e kombëtares së Francës pas Kupës së Botës në Katar këtë dimër. Pra, Zidane vetëm pas kampionatit botëror do të shqyrtonte mundësinë për të drejtuar një klub, qoftë ai Paris Saint-Germain apo të tjerë si Juventus dhe Bayern Mynih, dy klube të tjera për të cilat është përfolur në të kaluarën.

Situata e Zidane ndryshon nga dita në ditë në pasqyrimin e medias. Vetëm dy ditë më parë, ish-fantazisti u dha i sigurtë se do të pranonte të ulej në pankinën e PSG dhe se për Pochettinon aventura nën Kullën Eiffel kishte përfunduar. Tani vjen një tjetër kthesë e historisë, që i fton të gjithë të presin se çfarë do të ndodhë pas disa muajsh pasi Franca dhe Deschamps të kenë luajtur në Kupën e Botës. Apo ndoshta Zidane do ta ndryshojë historinë vetë, duke pranuar pankinën e klubit prestigjoz francez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *