• |
ide | kryesore

Aleksandër Sadikaj, pjesë e grupit që trafikonte heroinë nga Turqia në Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore, për vrasjen e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, mesditën e 11 qershorit.

Referuar dosjes, mësohet se Aleksandër Sadikaj, e kishte shtrirë aktivitetin e tij kriminal në Greqi.

Mësohet se Sadikaj deri në momentin e ekzekutimit ka qenë në kërkim nga autoritetet e vendit fqinj.

Me anë të një letër-porosie nga pala greke, mësohet se Sadikaj ka qenë i njohur për policinë greke. Sipas të dhënave nga vendi fqinj, i riu ka qenë i arrestuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale, si grabitje me armë, trafik të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Referuar letër-porosisë, mësohet se i riu ka qenë në kërkim për grabitje me armë e armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, pas venies dijeni për vrasjen e tij, pala greke ka kërkuar informacion nga partnerët shqiptar lidhur me ekzekutimin mafioz.

Ndërkohë sipas të dhënave, i riu në shtetin fqinj ka pasur tre gjeneralitet, ku njihej si Aleksandër Sadikaj, Aleksandër Santikaj dhe Aleksandër Kalemi. Ndërkohë në databazën që Fax News disponon, Sadikaj ka pasur hyrje-dalje edhe me persona me precedentë kriminalë. Sipas policisë, udhëtimet tregojnë edhe lidhjen e tij me një person nga Kuçova, që është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike të forta si ajo e heroinës, nga Shqipëria drejt Greqisë.

Policia ka të regjistruara në databazën e saj të dhëna se ky person është anëtar i një organizate kriminale që merrej me trafik të heroinës nga Turqia në Greqi, i arrestuar në shtetin grek bashkë me 8 persona të tjerë nga Kuçova dhe Tepelena.

Krahas hetimeve për të zbuluar momentin e vendosjes së lëndës plasëse nëpërmjet këqyrjes së kamerave të sigurisë, grupi hetimit po shikon edhe të kaluarën e viktimës, ku sipas burimeve mësohet se rrethi i pistave është ngushtuar dhe prishja e pazareve të drogës është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *