• |
ide | kryesore

Ali Ahmeti zbulon çfarë i thanë Rama dhe Vuçiç në Ohër për “Ballkanin e Hapur”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka treguar në emisionin Pressing në T7 se çfarë ka biseduar për “Ballkanin e Hapur” me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Samitin e Ohrit.

Ahmeti njihet si përkrahës i kësaj nisme, por shton se ka pasur rezervat e veta rreth kësaj çështje.

“I thashë në takim edhe Edi Ramës edhe Aleksandër Vuçiçit. Edhe përfaqësuesi i Malit të Zi ishte aty. U thashë: “Ju e keni marrë përsipër këtë çështje. Çfarë doni të arrini?

Edhe unë dua t’u jap fund pritjeve në kufi, por unë e kam kuptuar ndryshe këtë nisme. Ky është një mision që shkon drejt pajtimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Deri në Luftën e Dytë Botërore, ishin luftëra fetare. Lufta që i dha fund paqes ishte Lufta e Parë Botërore. Nëse i jeni futur kësaj rruge për të përfunduar luftën, jam para juve. Sepse kështu e kam kuptuar”, – tha Ahmeti.

“Vuçiç më tha: “Zoti Ahmeti, do na provosh pas një viti. U ktheva nga Edi. Më tha: “S’kam çfarë të shtoj. Pas një viti frytet do të shihen” – tha Ahmeti që këmbënguli se Kosova duhet të vijojë dialogun me Serbinë. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ky me kujton Nastradinin kur po i vidhnin shtepine. Aty nga mesnata gruaja i thotë nastradinit efendi po dëgjoj një zhurmë
    Fli i tha nastradinit se ja dëgjon avazin nesër kësaj zhurme
    Kur ngrihen në mengjes shofin se ju kishin vjedh shtepine.Edhe Ali efendiu do ja dëgjojë avazin pas një viti.

  2. Frytet e ketij perdhunimi do jene mbas nje viti….. bajgat e rameshurres dhe te vuqiqit…
    Skeni pare gje akoma.
    Bajga si fytyrat e tyre njesoje.

  3. Ky a nuk ishte shpallur “non grata” nga amerika?
    Ne, rilindasit, nuk bashkepunojme me “non gratat” dhe ajo eshte e perjetshme, nuk hiqet, njesoj si dikur kur shpalleshe heretik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *