• |
ide | kryesore

Astir/ Tërësisht të shkrumbura, nxirren nga parkingu makinat e djegura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me zjarrin që përfshiu garazhin e një pallati në orët e para të mëngjesit në Astir, ku u lënduan tetë persona dhe u dogjën katër makina. Zjarri brenda pallatit dyshohet i qëllimshëm, por jo me lëndë eksplozive. Nga të dhënat e grupit hetimor dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht në një prej makinave në garazhin e pallatit. Mendohet se zjarri është vendosur në makinën e vëllait të ndërtuesit Sino Llanaj, që ka ndërtuar dhe këtë pallat. Nga pamjet e makinave të nxjerra nga parkingu kanë mbetur vetëm skeletet e automjeteve tërësisht të djegura e të shkatërrura nga flakët.

Gjithsej u dogjën katër automjete ndërsa 8 persona mbetën të plagosur si pasojë e zjarrit që ra mëngjesin e sotëm. Nga garazhi flakët kanë depërtuar nëpër shkallë, ku kanë lënduar 6 vajza dhe dy burra, përkatësisht: A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç. Ata u dërguan në spital dhe pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *