• |
ide | kryesore

Blerja e parë e Ten Hag një njohje e vjetër: Manchester United nis kontaktet me lojtarin me defibrillator në zemër

-Instant, Sport



Manchester United ka nisur kontaktet e para me Christian Eriksen. BBC raporton se optimizmi po rritet në shtëpinë e Red Devils për ta sjellë danezin nën urdhërat e trajnerit të ri Erik Ten Hag, një admirues i madh i ish-mesfushorit të Inter dhe Tottenham.

Në fillim, 30-vjeçari dukej se synonte të qëndronte në Londër, ku rifilloi të luante për Brentford në janar. Eriksen ishte detyruar të largohej nga Interi dhe Serie A për shkak të defibrilatorit kardioverter që iu implantua pas infarktit të pësuar në Euro 2020. Një mjet me të cilin në kampionatin italian nuk është e mundur të marrësh aftësinë sportive dhe për rrjedhojë të zbresësh në fushë. Ai kishte nënshkruar një marrëveshje me Brenord për vetëm gjashtë muaj dhe trajneri Thomas Frank kishte përsëritur vazhdimisht se Bees do të ishin të lumtur që ta kishin ende danezin në skuadër vitin e ardhshëm.

Për Eriksenin duket se ka lindur edhe mundësia e rikthimit te Tottenham, nën drejtimin e Antonio Contes, me të cilin mesfushori kishte fituar titullin vitin e kaluar te Interi. Vetë Conte, përpara se Eriksen të vendoste të shkonte te Brentford, kishte thënë: “Dera është gjithmonë e hapur për të”. Sidoqoftë, marrëveshja nuk erdhi me asnjërën nga dy shoqëritë londineze dhe, për këtë arsye, ai mund të ishte gati të paketonte valixhet drejt Mançesterit, në anën e Djajve të Kuq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *