• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Shqiptari me BMW tmerroi Vatikanin, karabinierët hapin zjarr

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat italiane kanë publikuar pamjet e arrestimit të një 39-vjeçari shqiptar nga policia e Romës. Ai u përpoq të arratisej duke mos i ndaluar një postblloku me mjetin tip BMW në sheshin kryesor të Vatikanit.

Shqiptari, i quajtur Erjol Nako detyroi policinë që për të parën herë në shumë vite të qëllojë me armë në drejtim të BMW me synim neutralizimin e autorit të ngjarjes.

Karabinierët i kanë bërë me shenjë drejtuesit që të ndalojë automjetin, por 39-vjeçari nuk iu bind urdhrit dhe është larguar duke përplasur edhe dy oficerë.

Në tentativë për tu larguar Nako ka hedhur nga dritarja e mjetit një orë dhe një portofol, me idenë se do të çorientonte efektivët, por karabinierët e kanë ndjekur sërish duke e neutralizuar në fund me një teaser elektrik.

Momentet e frikshme dhe kaosi i shkaktuar në zonën e Panteonit në Romë janë filmuar nga qytetarët.

Pas arrestimit, Erjol Nako dhe dy efektivët që mbetën të plagosur gjatë aktit të tij të çmendurisë u dërguan për ndihmë mjekësore në spital.

Mbeten të paqarta arsyet përse 39-vjeçari iu shmang postbllokut duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. ©LAPSI.al



7 Comments

    1. Ai duket më shume i frigsume dhe nuke di se çfare të bëje. Duket që ështe nën efektin e droges a po alkolit mire që ështe në Itali se po të jet në vendet e tjera do ta kishin vrare

    2. Per ju qe nuk e dini te gjithe ngjarjen.Ne fillim i kan hedhur zinxhir metalike per shpim gomash.Pastaj policia ka perdorur edhe paralizim te makines duke i dobesuar sistemin elektrik.Ja kan ngjitur ne llamarine te makines,Per ate makina nuk ka pasur force te ece me.Mos folni kot kur nuk dini se nuk eshte Albanistan.

    3. psikopatia ne veprim
      Without Conscience: The Disturbing World of the Psychopaths Among Us
      by Robert D. Hare (Author)
      Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
      by A B Jamieson (Author)

    1. Shife youtube se sa makina policie dhe police vihen ne ndjekje te krimineleve.20-30 makina apo 50 police.Mos fol kot.High chase in usa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *