• |
ide | kryesore

Flori Gjini ironizon Donaldin me gjestin identik si Bora

-Instant, Arkiva, F1, Paparazzi



Moderatorja Ori Nebijaj ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Më lër të flas”, ku ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale. Jo vetëm kaq por ajo u ndal edhe te programi “Pushime On Top”, të cilën e prezanton së bashku me Flori Gjinin prej vitesh.

Mirëpo, Ori theksoi se Flori ende nuk ia ka konfirmuar bashkëprezantimin në këtë sezon të pestë të programit.

“Ne i kemi hyrë punës me kokë për Pushime on Top, ai akoma nuk ma ka konfirmuar nëse do të jetë me mua në këtë sezon të pestë” -theksoi Ori .

“Pse u shua bota për meshkuj që s’ta ka konfirmuar akoma”, iu kthye Donaldi menjëherë.

Mirëpo Flori ka reaguar së fundmi përmes një videoje, ku gjatë fjalëve të tij ai ka “thumbuar” Donaldin. Jo vetëm kaq por ai i ka thënë “PO” Orit.

”Është e vërtetë nuk është shuar bota por dashuria jonë ka qenë shumë e madhe dhe ne nuk para njohim tradhti. Kështu që për të gjithë ju që me keni pyetur përgjigjen time e dini tashmë”, ka thënë Flori.

fjalëve, ai thumbon Donaldin edhe me gjestin që bën identik si Bora Zemani.

Mirëpo nuk ka munguar as thumbi nga ana e Einxhel. Moderatorja ka publikuar një foto në “Instastory” ku tregon se edhe ajo ka një varëse miqësie me Florin duke ironizuar kështu Donaldin.

Kujtojmë që Einxhel dhe Donald patën debate shumë të forta brenda shtëpisë së BBV me njëri-tjetrin lidhur me emisionin që prezantonin dikur vëllezërit Veshaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *