• |
ide | kryesore

Mike Pence të enjten në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence do të vizitojë Tiranën të enjten.

Mësohet se Pence do të takohet me krerët më të lartë të politikës shqiptare.

Pence ishte zv.president gjatë drejtimit të Shtëpisë së Bardhë nga Donald Trump.

Vizita e tij në Shqipëri vjen pak kohë, pas në Tiranë ishte edhe ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.



7 Comments

  1. Ky eshte i mnaruar politikisht ne amerike, por si duket eshte hap llafi shko ne Albanistan te paguhesh apo marresh ndonje dekorate.

  2. Ajo që e bën interesante këtë vizitë të ish zv.presidentit amerikan Mike Pence, është pikërisht se cilët “udhëheqës shtetërorë” të Shqipërisë do të takojë ai.
    Ish sekretari i shtetit i administratës së Trump, Mik Pompeu, nuk e takoi Berishën.
    Berisha ka pretenduar se ka mbështetjen e partisë republikane amerikane duke e motivuar këtë pretendim me mbështetjen e “aktivistes” shqiptaro-amerikane Evi Kokalari.
    Në përplasjen e Kokalarit me udhëheqësin e FRPD , Z.Belind Këlliçi, i “fituar” doli ky i fundit pasi Berisha e ka deklaruar mbështetjen për këtë të fundit e Znj.Kokalari është tërhequr thuajse plotësisht nga paraqitja si përfaqësuese e partisë republikane konservatore, por edhe nga “foltoret”.
    Në situatën e krijuar me luftën në Ukrainë, gjatë së cilës Shqipëria ka marë statusin e vendit antar të Këshillit të sigurimit të OKB e bile këto dy muaj edhe presidencën e këtij Këshilli, Shqipërinë e vizitojnë dy ish drejtues të lartë republikanë të SHBA.
    Nuk dijmë që ish presidenti republikan Trump të jetë takuar ndonjëherë me Berishën.
    Nëse edhe ish zv.presidenti Pence nuk do ta takojë, a mos do të thotë kjo se “non grata” për Berishën do të funksionojë për të dy forcat më të mëdha politike të SHBA ?
    Ndërkaq edhe raporteri për Ballkanin i CDU gjermane që udhëheq partitë popullore të djathta europiane, pjesë e të cilave është edhe PD shqiptare, është shprehur kjartazi se nuk e mbështet Berishën, atëher nga kush do të mbështetet PD e foltoreve të Berishës ?
    Nuk dijmë që edhe partia konservatore ekstremiste e djathtë e Le Pen në Francë, të ketë pasur apo të ketë ndonjë lidhje me PD shqiptare.
    Si efekt i natyrshëm i reaksionit politik shkak- pasojë, gjithnjë kam besuar që në Shqipërinë me sistemin më të egër diktatorial komunist në Europë, pas shembjes së atij sistemi, do të fuqizoheshte një parti e djathtë ekstremiste konservatore me lidership intelektualë antikomunistë të persekutuar nga diktatura enveriste.
    Por ajme.
    Lidershipin e së djathtës në Shqipëri e mori profesor doktor Berisha, një ish antar i PPSH për 20 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *