• |
ide | kryesore

Pa merkato, por me fazë përgatitore: Laçi niset në Pogradec, Duro pret një mesfushor

-Instant, Sport



Ndryshe nga sa ka zgjedhur Tirana e Partizani, skuadrat e tjera shqiptare të impenjuara në kompeticionet Europiane, Laci ende nuk ka nisur fazën përgatitore, pavarësisht se kurbinasit janë grumbulluar dhe po stërviten me intensitet. Por edhe kjo gjë do të ndryshojë sepse të enjten skuadra do të niset drejt Pogradecit për të qendruar atje deri në datën 7 korrik, për dy javë me ngarkesë të plotë, në mënyrë që bardhezinjtë të jenë gati për raundin e parë të Conference League, ku do të ndeshet me malazezët e Iskra.

Për teknikun Duro një mundësi për të organizuar strategjinë e punës, ashtu si dëshiron ai, edhe pse do të kishte dashur që të shkonte në fazë përgatitore me skuadrën të ndërtuar. Largimet e Ignjatovic, Velijas, Deliut e Shehut nuk janë zëvendësuar akoma dhe, pavarësisht se Duro beson shumë në potencialin e mesfushorëve që ka aktualisht në dispozicion: Qato, Ujka e Spahiu është në pritje të të paktën një goditje në mesfushë, që t’i garantojë eksperiencë e kualitet. Me pak fjalë dikush i aftë të marrë përsipër skuadrën në momentet e vështira.

Sugjerimet e tij Duro i ka dhënë dhe i takon drejtuesve kurbinas të sjellin në ekip lojtarët e kërkuar nga trajneri. Kështu, drejt fazës përgatitore me mendjen te merkato, që për momentin ka mbetur në vend numëro, që pas ardhjes së serbit Luka Cuci, bardhezinjtë janë fokusuar, sipas asaj që filtron nga klubi, te merkato e huaj duke qenë se asnjë nga lojtarët që ofron merkato shqiptar nuk përmbush identitikin e profilit të kërkuar nga Duro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *