• |
ide | kryesore

Padia në SPAK/ Meta: Ky sistem do të shkundet nga themeli nga 25 korriku

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë konferencës për mediet që mbajti paraditen e sotme, presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me padinë e Halit Valterit në SPAK dhe akuzat për lobim. Kreu i shtetit tha se denoncimi për lobimin që pretendon ish-deputeti as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston.

Meta tha se këto janë lajme absurde si vetë personazhet teksa paralajmëroi se i gjithë sistemi do të “shkundet” duke nisur nga 25 korriku, një ditë pasi ai mbaton detyrën e tij si president.

“Ata që janë në kërkim të letrave për azil për të shpëtuar drejtësisë këtu edhe të tjerë që janë këtu e vijojnë biznesin e inceneratorëve të vijojnë të bëjnë më të mirën e tyre. Ky është sistem që do shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku por deri në 24 korrik do bëjmë detyrën me përgjegjshmëri të plotë e shpresojmë të ketë dhe reflektime kur bëhet fjala për çështje të interesit kombëtar”, tha Meta.



4 Comments

  1. Eh mor Like floriri, si shum e zgjate. Edhe po ta hash tani, prap i fituar dole se nje pjes te mir te jetes e bere si mbret edhe pse je thejsht nje hajdut ordiner.

  2. mbas 24 korrikut do shpallesh non grata si maloku i vucidolit dhe te dy do ja merrni ne goje njeri tjetrit ne Rec…

  3. Dhe po erdhet ne pushtet asgje sdo ndohi, pasi ata pronare inceneratoresh thjesht do nderrojne padronin qe duhet te paguajne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *