• |
ide | kryesore

Scholz: Gjermania do dërgojë armë në Ukrainë për aq kohë sa të jetë e nevojshme

-Instant, Lajme, Planet



Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se Berlini do t’i dërgojë armë Ukrainës “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, duke riafirmuar angazhimin e tij për të qëndruar në krah të Lituanisë dhe aleatëve të tjerë lindorë. Ai tha se udhëtimi i tij në Kiev javën e kaluar për t’u takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri të qartë se Ukraina i përket Europës, në një fjalim të mbajtur para shoqatës së industrisë së Gjermanisë.

“Liria ka çmimin e saj. Demokracia ka çmimin e saj. Solidariteti me miqtë dhe partnerët ka çmimin e vet. Dhe ne jemi të përgatitur të paguajmë këtë çmim”, tha Scholz.

Ndërsa më tej tha: “Një gjë është e qartë: ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, edhe me armë, për aq kohë sa Ukraina ka nevojë për mbështetjen tonë”.



2 Comments

  1. Dergoni me shume, dhe me shpejte, se perndryshe shpejte ruset do i keni ne kufi me Rumanine, ne vend se te clirohet dhe Krimea

  2. Jo armë,se me to vritet populli ukrainas dhe jo paria ukrainase me Zelenskin president.Zelenski e ka çuar familjen në Londër,se ai s’është ukrainas dhe nuk i dhemb Ukraina.Ulini palët urgjent në dialog me njëra-tjetrën.Vetëm me dialog Stop luftës.Pro paqes.Rroftë lirua dhe vëllazëria mes popujve.Rroftë internacionalizmi dhe biouniversializmi botëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *