• |
ide | kryesore

Spjegimi i marrëveshjes për energjinë/ A dorëzoi Prishtina sovranitet?

Kryesore



Serbët e komunave të veriut të Kosovës do të fillojnë të paguajnë energjinë që refuzonin ta shlyenin që prej mbarimit të luftës, në vitin 1999, por kjo marrëveshje e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, do të ketë një çmim të rëndë, sepse ajo rrezikon të kalojë një pjesë të sovranitetit kosovar në favor të një kompanie energjitike serbe. Kompania e quajtur Elektrosever do të kujdeset për furnizimin me energji të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, duke i dhënë fund një grope prej rreth 60 milionë eurosh që akumulohej çdo vit në buxhetin e dobët të qeverisë së Kosovës.

Menjëherë pas arritjes së marrëveshjes, kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, e quajti atë si një sukses. Ai e vuri theksin tek fakti se “për qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, do të fillojë faturimi i rrymës së shpenzuar” duke lënë të kuptohet se qeveria më në fund po i detyron edhe serbët të paguajnë njësoj si shqiptarët.

Por historia në fakt nuk është kaq e thjeshtë. Sepse duke e deleguar mbledhjen e faturave të energjisë tek kompania serbe Elektrosever, Prishtina ka hapur edhe njëherë debatin se sa e kontrollon qeveria qëndrore territorin e Republikës së Kosovës.

Pikërisht këtë aspekt të marrëveshjes theksoi kryenegociatori serb në dialogun e Brukselit. Petkoviç tha se “kjo është shumë e rëndësishme, sepse do të thotë se kemi autonomi në furnizimin e veriut të ‘Kosovës dhe Metohisë’ me energji elektrike”. Madje si për ta lëvizur gishtin në plagë, ai shtoi se pas kësaj marrëveshjeje është hapur rruga edhe për bisedime për formimin e Asosiacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në fakt, arritja e këtij akordi me ndërmjetësinë e të dërguarit special Lajçak, nuk qe një hap i lehtë për t’u hedhur nga qeveria Kurti. Vetëvendosje dhe aktivistët e saj i kishin anatemuar ashpër qeveritë e mëparshme, sidomos atë të Isa Mustafës kur ishin bërë gati të nënshkruanin një marrëveshje pothuajse identike në vitet 2013- 2015. “Kjo marrëveshje po e rilidh edhe më fuqishëm sistemin e Kosovës me atë të Serbisë, ku Kosova natyrisht është e nënvendosur”, kishte alarmuar atëhere partia e Albin Kurtit.

Pikërisht kjo gjë e ka bërë nënkryetaren e PDK-së në opozitë,Vlora Çitaku, t’i drejtohet kryeministrit Kurti: “Ai duhet të na tregojë se kur e kishte mirë, atëhere apo tani”. Ajo i ka kujtuar Vetëvendosjes se për marrëveshje të tilla, ata dilnin në rrugë me slloganet: “Isa- Hasha, Esat Pasha”.

Pra a po sillet sot Albin Kurti si tradhëtari i dikurshëm i ekzekutuar nga Avni Rustemi?

Kjo pyetje do të endet gjatë në publik pas firmosjes së marrëveshjes për energjinë mes dy kampeve që do të debatojnë nëse i duheshin shpëtuar buxhetit të Kosovës rreth 60 milionë euro në vit, apo se ato nuk ishin aq të rëndësishme në krahasim me moslëshimin e terrenit për serbët në katër komunat e veriut.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Keta opozitaret ne Kosove jane te mjere.,prandaj e ndiejne nevojen qe te bashkohen te gjithe qelbesirat per te rrezu Kurtin. Dmth edhe vete e pranojne qe vete ata kane qene tradhetar, kane bere marreveshje ne dem te Kosoves , por te pakten hajt te perlyejme edhe Kurtin,dhe ta paraqesim sikur ai eshet i nejjete si ne(si ata). Kjo eshte ajo qe ofron opozita ne Kosove,se ska cte ofroje tjeter..Kaq poshte kane rene. Po pse more pisa opozitare nuk i tregoni populit qe pse na sollet ne ato kushte ku Kurti te vetmin opsion ka qe ose te nenshkruaje marreveshjet qe ka bere Hashimi i Vjosa Citakut dhe cifti i qyqareve Isa &Dulla, ose te permiresoje aq sa mundet demin qe kane shkaktu keta, Si kane fytyre keta te reagojne kur nen sundimin e tyre jo vetem qe nuk kishte ndonje iniciative per ti detyru serbo cetniket per te pagujt rrymen, por desh ia shiten veriun Serbise. Apo Zajednica.Nejse keta e dine qe duke shpif cdo dite, dicka mbetet ne popull,prandaj shpifin bashke me tufen e analisteve ne Kosove,qe PDK po i gjen,tufezon dhe pastaj i eksporton edhe ne disa TV kryesore ne Tirane, ku promovohen ne kembim te kritikave per Kurtin apo pro Open Ballkan. Apo tjetri, qe i thote vetes Prof Dr,dhe nga kundershtar i Open Ballkan,behet perkrahes i tij, ne kembim te promovimit te librit te tij. Mjerim.Ndoshta do duhet ca zgjedhej te parakohshme, ti rudhim krejt si Parti keto partite e Ises dhe Hashimit, se per particka si ajo e Pacollit,ajo zere se eshte e shkrire,pas perkrahjes se Open Ballkan

    1. Pa shume llafe ky ishte dorëzim vlla…
      Ulje armësh edhe breçkash …për lekë
      Fiks si prostitutat
      Se prisja nga baca Albin

    2. O arber, cilli e nënshkroi albini apo isa??

      Nenshkruesi është i shoturi i bleri tradhëtori dhe patrioti

      Të fala sandrit.dmth edi ramës. Hopa kërcen albini në rehër të ramës.

      Rama qenka i fortë si muji, mban hasjën, ramushin albonin ali ahmetin dhe lul bashën . I ka vënë në rrjesht më sumën nalt.

      Të.fala sandrit x2

  2. Lapsi,po ben opozite te fuqishme nda qeverise Kurti,e nuk ndihet per shume probleme me te rrezikshme,qe ndodhin ne qeverine tone te Rames.

    1. KOSOVA AS E KA ADMINISTRU AS DO TA ADMINISTROJE NONJIHERE VERIUN. KTO JON YCKLAT E ATIJ PEDERASTIT AHTISARI DHE FRANCEZEVE QE U VENDOSEN MENJIHER PAS LUFTE MITROVICE. SA PER TE MODHIN ESAT PASHA TE LANI GOJEN KUR TA PERMENI.

  3. Vendet e pasura te Europe jane varur per dekada te tera nga Rusia per gazin dhe vjeshta e dimri i ketij viti e ne vazhdim do te tregojne “pavaresine” e impoonuar prej tij.

    Jetojme ne nje bote globale, na pelqen apo jo, ndaj leshimet e vogla ne internes te qytetareve te Kosoves, shqiptare apo serbej qofshin, jane domosdoshmeri, por ato duhen shoqeruar me kushte.

    1. Po o ore po, foli specialisti i midhjes dhe i peshkut…
      A mund te na thuash se sa e varur eshte Franca, Anglia, Belgjika, Hollanda, Italia, etj nga gazi Rus.
      Varesia qe ka aktualisht Gjermania nga gazi Rus vjen vetem si pasoje e korruptimit te qeverise Gjermane. Aktualisht Franca prodhon rreth 70% te energjise se saj nga centralet Berthamore, ndersa Gjermania ka mbyllur edhe ato pak centrale qe kishte, dhe ka rritur varsine e saj nga Rusia ne te njejten kohe cmimi i energjise elektrike ne Gjermani eshte shume me i larte ne France. Harxhojne Miliarda € me pallavra si panelet Fotovoltaike apo parqet eolike, gjoja si okologjiste dhe nga ana tjeter rrisin konsumin e qymyrit.
      Politikanet ne Gjermani jane totalisht te korruptuar, i shesin interesat e vendit te tyre per 5 lek, njesoj si ne Shqiperi.
      ps. po e leshove qofte dhe nje here te vetme bythen, ngelesh pederast ter jeten.

  4. Kosova ngelet krahine Serbe Ajo eshte e varur komplet nga eksportet serbe .Nje vend i varur ekonomikisht eshte i varur dhe politikisht dhe ka humbur sovranitetin e tij Te tjerat jane llogje kot te kosovareve Ne pak na intereson se cfare ben Kosova Ata kane shtetin,flamurin,himnin dhe parane e tyre

  5. Vendimi/ Gjykata e Tiranës shpall “shpifës” Sali Berishën, si fabrikoi akuza të rreme për Edi Ramën

  6. Ca mund te presesh tjeter nga Albini, ai vetem ka mashtruar deri tani, ku e ka reciprocitetin me Serbine!!!
    Nga reciprocitet, perfundon ne ulje totale te brekeve nga ana e Kosoves, dhe si mos te mjaftonte kjo perpicet te na e shesi si arritje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *